Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se deri në fund të muajit qershor do të arrijë kontingjenti i ri i vaksinave të cilat janë paraparë në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë farmaceutike “Pfizer”.
“Siç edhe e ka thënë edhe ministri Vitia pritet që brenda këtyre javëve deri në përfundim të këtij maji të ketë një kontingjent të ri të vaksinave të cilat janë në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Pfizer për shkak të natyrës së marrëveshjes e për shkak të ndjeshmërisë së marrëveshjes ashtu siç është deklaruar ministri Vitia nuk mund të flasim për shifra konkrete. Mirëpo ajo çfarë mund themi është që deri në fund të këtij muaji do të kemi kontingjentin e parë të vaksinave të cilat janë kontraktuar nga qeveria e Kosovës”, shtoi Kryeziu.
Qeveria e Kosovës tashmë ka një plan nacional sa i përket vaksinimi në masë, shtoi Kryeizu.
Ai tha se deri në fund të vitit, synimi është për të vaksinuar 60% të qytetarëve.
“Tashmë ka një plan nacional sa i përket vaksinimit në masë e të cilit plan po i nënshtrohen edhe qytetarët po të cilin plan po e respektojnë në përpikëri edhe institucionet përgjegjëse. Janë ngritur kapacitet është rritur numri i të vaksinuarve brenda ditës dhe aktualisht kemi më shumë se 110 mijë të vaksinuar dhe ashtu siç kemi premtuar ne presim që deri në fund të vitit në bazë të kapaciteteve që kemi të përmbushet synimi ynë për të vaksinuar 60% të qytetarëve të cilët parashihen që të vaksinohen në kuadër të planit kombëtar”.
Ai theksoi se Qeveria është duke bërë punë të jashtëzakonshëm dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do të ketë edhe një prezantim të secilës ministri për punën e saj të përbashkët.
“Është ende fillimi i kësaj Qeverie. Jemi ende në tre mujorshin e parë në prag të 100 ditëshit të qeverisë Kurti 2 dhe ministrit secila prej tyre kanë të përgatitur planet, veprimet e aktivitetet e parapara përgjatë gjithë 4 viteve në shërbim, të prioriteteve të listuara në programin e qeverisë. Është duke u bërë punë e jashtëzakonshëm dhe brenda një kohë shumë të shkurtër meqë jemi në prag të 100 ditëshit do të ketë edhe një prezantim të secilës ministri për punën e saj të përbashkët”, shtoi Kryeziu.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës i trajton me ndjeshmërinë më të madhe bordet për shkak të rëndësisë që ato kanë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
“Qeveria e Kosovës i trajton me ndjeshmërinë më të madhe bordet për shkak të rëndësisë që ato kanë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës përkatësisht bordet e ndërmarrjeve publike. Çdo vendim që është marrë në raport me këto borde është marrë duke pas parasysh dy gjëra. E para urgjencën në të cilën duhet të veprojmë në raport me këto borde të ndërmarrjeve publike si dhe respektimi i procedurave ligjore për të arritur qëllimin tonë. Në disa raste ka borde të cilat kanë borde të përkohshme. Tashmë ka edhe konkurs të hapur publik që të gjithë profesionistët e fushës të mund të i përgjigjen ftesës për të aplikuar”.