Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas konferencës së VV’ja para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit.Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se diçka e tillë në kohë zgjedhjesh është e trishtueshme.
Ai thekson se, po përpiqen ta shfrytëzojnë jetën dhe vdekjen e Deharit për mbështetje politike.
“E trishtueshme të shohim se si një subjekt politik, pavarësisht nëse është në opozitë apo pushtet, gjithnjë në kohë zgjedhjesh, përpiqet të shfrytëzojë jetën dhe vdekjen e Astrit Deharit për të fituar mbështetje politike, duke ndikuar ndjenjat e publikut”, shkruan Kryeziu.
Tutje, ai thotë se është i papranushëm fakti që fatkeqësia e Deharit të përdoret për vota.
“Përdorimi i fatkeqësisë së Astrit Deharit për të manipuluar opinionin publik dhe për të mbledhur një grusht vota është i papranueshëm dhe përbën një mungesë respekti për kujtimin e tij, për institucionet dhe për shoqërinë”, përfundon shkrimi i tij.