UBT News

Kryeziu-Hyseni: Qëllimi i opozitës është vazhdimi i bllokadës në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se qëllimi i partive që deri tani kanë qenë në opozitë është vazhdimi i bllokimit të Kuvendit.

Pas dështimit për herë të 25-të të konstituimit të Kuvendit, ajo tha se partitë tjera parlamentare për herë të 17-të nuk morën pjesë në votim për formimin e komisionit verifikues për votimin e fshehtë të kryeparlamentares.

Sipas saj, një gjë e tillë është kundër aktgjykimit të Kushtetueses të vitit 2014.

Ne si LVV në vazhdimësi kemi thënë që ky është qëllimi i partive opozitare në Kuvend, vazhdimi i bllokadës dhe pamundësimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës duke mos marrë pjesë 17 herë radhazi në një komision që lejon procedurën e fshehtë. Këtë procedurë mund t’i nënshtrohen secili deputetë me votë, ndërkaq kemi një numër të deputetëve që nuk marrin pjesë në votim. Kjo është shkelje e Kushtetutës”, theksoi ajo./KosovaPress/

Exit mobile version