Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Takimi nis në orën 11:30, në kabineti i kryetarit. Ndërsa, pas takimit mbahet konferenca për media në hollin e Kuvendit në ora 12:15.
E në orën 13:00, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë.