UBT News

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kuvendin e Kosovës, Fitore Pacolli-Dalipi vizitoi UBT-në

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kuvendin e Kosovës, Fitore Pacolli-Dalipi, vizitoi UBT-në, ku u prit nga rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi.

Deputetja Pacolli-Dalipi, e cila udhëheq këtë komision të rëndësishëm parlamentar, u njoftua nga rektori Hajrizi me punën që po bën UBT në fushën e mjedisit, ushqimit dhe agrokulturës, ku krahas specializimeve të veçanta ndërmerren edhe veprime në mbrojtjen e mjedisit, në prodhimin e produkteve të ndryshme në serrat brenda kampusit të inkorporuara në ekosistemin e kopshtit botanik të UBT-së.

Brenda ekosistemit të UBT-së, po ashtu, është Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, me specializimet e kërkuara në tregun e punës si: Teknologjia e ushqimit, Nutricion (të ushqyerit); Menaxhimi dhe Sigurimi i Cilësisë së Ushqimit si dhe Shkencat dhe Inxhiniera e Ushqimit. Gjithashtu, edhe Fakulteti Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit, i cili iu ofron studentëve tri specializime të veçanta që janë: Prodhimtaria Bimore; Agrobiznes dhe Menaxhimi i Mjedisit në Hortikulturë.

Duke e pasur një gamë të gjerë të studimeve e specializimeve, të kombinuara me punë praktike, prodhimtari e hulumtime, UBT dhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kuvendin e Kosovës shohin mundësi për bashkëpunim në të gjitha këto fusha përmes të cilit mund të ndikojnë në përmirësimin e politikave përkatëse dhe përmbushjen e përbashkët të SDG-ve që ndërlidhen me mjedisin dhe bujqësinë.

Exit mobile version