UBT News

Kryetari Konjufca takoi kryetarët e komisioneve parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi kryetarët e komisioneve parlamentare, për të diskutuar për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësuesit e NDI-së, e cila së bashku me USAID-in e ka mbështetur Kuvendin në hartimin e doracakut për procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca tha se përveç miratimit të ligjeve edhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre është shumë e rëndësishme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit inkurajoi kryetarët e komisioneve parlamentare që të hartojnë edhe miratojnë projektligje sa më përmbajtësore, por njëkohësisht të fokusohen edhe në aktivitetet mbikëqyrëse të Kuvendit.

Kryeu i Kuvendit falëndëroi USAID-in dhe NDI-në për mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar se doracaku për procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve do ta plotësojë boshllëkun sa i përket metodologjisë së procesit mbikëqyrës që ka ekzistuar në Kuvendin e Kosovës./UBTNews/

Exit mobile version