UBT News

Kryetari i Sindikatës së Policisë viziton familjet e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka vizituar familjarët e policëve të kidnapuar nga forcat serbe, Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës.

Kryetari i njoftoi familjarët se është duke monitoruar me kujdes çdo situatë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me menaxhementin e PK-së, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer.

Zeqiri kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policorë dhe vlerëson se është bërë shkelje e çdo marrëveshjeje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare me kidnapimin e tyre derisa ishin duke mbrojtur integritetin e vendit./UBTNews/

Exit mobile version