Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli mori sot dozën e parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën Kryeore të Mjekësisë Familjare “Dr.Vezir Bajrami”, në Shtime.
Edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Musa Baftiu, mori dozën e parë të vaksinës.
Në këtë komunë sot është bërë edhe vaksinimi i stafit shëndetësor, për të vazhduar më pas me të moshuarit mbi moshën 80-vjeçare dhe personat me sëmundje kronike./UBTNews