Kryetari i komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, duke arsyetuar barrikadat dhe veprimet e serbëve për shkak të siç tha ai, ekzodit që po përgatitet ndaj tyre, ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare ta ndalojë kryeministrin Albin Kurti.
“Duke ditur që asnjë porosi nga këtu sot Kurti nuk do ta dëgjojë, megjithatë pres nga Bashkësia Ndërkombëtare të kuptojë se barrikadat, numri i madh i protestuesve sot këtu, dhe gjithçka tjetër që jemi duke bërë, është detyrim kur na kanoset ekzodi dhe dhuna nga institucionet e udhëhequra nga Albin Kurti. Andaj ju lusë, ndalojeni derisa nuk është vonë. Rroftë Serbia”, ka thënë Jevtiq gjatë fjalimit të tij.