Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, tha se do të merrte tre pagat e tij të para në bitcoin. Kjo sinjalizoi synimin e tij për ta bërë qytetin e tij “qendrën e industrisë së kriptomonedhave” pasi të marrë detyrën, përcjell UBT News.
“Në Nju Jork ne gjithmonë bëjmë gjëra me ambicie të mëdha, kështu që unë do të marr tre pagesat e para në bitcoin kur të bëhem kryetar bashkie”, shkroi Adams në një postim në Twitter. “Qyteti i New York-ut do të jetë qendra e industrisë së kriptomonedhave dhe industrive të tjera inovative me rritje të shpejtë! Vetëm prisni!”
Tweet-at e tij erdhën si përgjigje ndaj kryebashkiakut të Majamit, Francis Suarez, i cili shkroi në Twitter se do të merrte pagën e tij të parë në bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë. Suarez ka qenë një kampion i kriptomonedhave, duke treguar synimet e tij për ndërtimin e Miamit në një qendër për inovacionin e kriptomonedhave.
Ndërsa Adams, një demokrat, do të bëhet kryebashkiaku i dytë me ngjyrë i qytetit më të populluar të Shteteve të Bashkuara në janar, pasi mundi lehtësisht republikanin Curtis Sliwa në zgjedhjet e së martës, shkruan Reuters, transmeton UBT News.
Pasi fitoi nominimin demokrat për kryetar bashkie në qershor, ai mbajti një fjalim fitues në të cilin u zotua se qyteti do të bëhej “qendra e bitcoins” dhe “qendra e gjithë teknologjisë”.
Përpjekjet për të transformuar Nju Jorkun në një qendër kriptomonedhash mund të tërheqin vëmendjen nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila kohët e fundit nisi një “goditje” ndaj kompanive të paregjistruara të kriptomonedhave.
Bitcoin, i cili është shumë i paqëndrueshëm, po tregtohej rreth 61,260 dollarë deri në mesditën e së enjtes, duke rënë 3% në ditë./UBTNews/