UBT News

Kryetari i ri i KQZ-së: Po vendosi Kushtetuesja, shkoj unë dhe kthehet Daka

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se i ka mbledhur nënshkrimet për të çuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të shkarkuar Valdete Dakën nga kryesimi i i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për këtë çështje është pyetur sot kryetari i ri i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili para gazetarëve tha se po të vendosë Kushtetuesja se vendimi i Osmanit ka qenë jokushtetues, atëherë ai ia lëshon vendin Dakës sërish.

Por, në pyetjen se nëse ai është i emëruar politik, Radoniqi s’pati koment.

Megjithatë, në konferencë për media, Radoniqi ka lavdëruar punën e Dakës dhe ka thënë se do të vazhdojë punën e mirë të saj.

“Do të punoj në bazë të ligjit dhe pa anime politike”.

Burimi: KlanKosova

Exit mobile version