UBT News

Kryetari i Prizrenit infektohet me COVID-19

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka u infektua me COVID-19. Këtë e konfirmoi Haskuka përmes një shkrimi në Facebook.

“Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe. Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim”, shkroi Haskuka.

Në fund kryetari i Prizrenit ka bërë thirrje të respektohen masat antiCOVID./UBTNews

Exit mobile version