UBT News

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama mirëpret Ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur në ambientet e Odës së Kryeqytetit Ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama.

Në këtë takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes Kryeqytetit dhe Ambasadës Japoneze, si dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, z. Kiminori Iwama. Biseduam për bashkëpunimet e mundshme në fusha me interes të përbashkët dhe ndamë vlera të përbashkëta që na afrojnë si popuj,” shkroi Rama në një postim në Facebook, duke nënvizuar rëndësinë e këtij takimi.

Krahas ambasadorit, Rama priti edhe z. Hiroyasu Tanigaki, të ngarkuarin e ri me punë në Prishtinë. Ai shprehu mirëseardhjen për përfaqësuesit diplomatikë dhe uroi suksese në detyrën e tyre të re në Kosovë.

“Besoj në fuqinë e dialogut dhe mirëkuptimit, dhe mirëpresim bashkëpunim të frytshëm dhe afatgjatë mes Kryeqytetit dhe Ambasadës së Japonisë,” theksoi kryetari, duke shtuar se Prishtina mbetet një partnere e gatshme për zhvillime të përbashkëta kulturore, ekonomike dhe sociale.

Exit mobile version