UBT News

Kryetari i PDK-së: Qeveria po abstenon karshi krizës që ka kapluar vendin

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga çdo përpjekje serioze për ta ndihmuar vendin që ta përballojë krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet.

“Kur pritjet për ekonominë këtë vit sa shkojnë e përkeqësohen, Qeveria e Kosovës duket se ka hequr dorë nga çdo përpjekje serioze për ta ndihmuar vendin që ta përballojë krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet. Në vend të kësaj, Qeveria më tepër duket e përcaktuar për një fushatë informuese me të cilën synon t’i njoftojë qytetarët se sa i rëndë do të jetë dimri që po vjen”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. 

Krasniqi ka thënë se Qeveria ka zgjedhur abstenimin karshi krizës më të rëndë që ka kapluar vendin, me potencial të madh për ta rënduar edhe më tutje gjendjen e vështirë socio-ekonomike që po mbizotëron në Kosovë.

Exit mobile version