UBT News

Kryetari i Mariupolit bën thirrje për evakuimin e plotë të qytetit

Qyteti kyç port i Ukrainës, Mariupol, është në prag të një katastrofe humanitare dhe duhet të evakuohet plotësisht, ka thënë kryebashkiaku i tij.

Rreth 160 mijë civilë u bllokuan në qytet pa energji të hënën, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko. Ai shtoi se 26 autobusë janë duke pritur për të evakuuar civilët, por forcat ruse s’janë pajtuar s’i kanë lejuar të kalojnë.

“Federata Ruse po luan me ne”, deklaroi ai.

Forcat ruse kanë rrethuar qytetin, ndërsa civilët po përballen me mungesë të ujit, ushqimit dhe ilaçeve.

Rusia ka mohuar se ka shënjestruar civilët dhe fajëson Ukrainën për dështimin për t’u dakorduar rreth korridoreve të sigurta për civilët e bllokuar./UBTNews/

Exit mobile version