Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u shërua nga COVID-19, por ende po trajtohet në spital.
Siç njofton komuna e Malishevës, gjendja shëndetësore e Begajt është e mirë dhe dita-ditës është duke u përmirësuar.
“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për covid-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit. Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar”, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës./UBTNews