UBT News

Kryetari i Kievit është i shqetësuar për përdorimin e mundshëm të armëve kimike apo biologjike nga Rusia

Kyiv Mayor Vitali Klitschko stands with troops at a checkpoint on the outskirts of Kyiv, Ukraine on March 6. (Genya Savilov/AFP/Getty Images) reacts on a check-point on Kyiv outskirts on March 6, 2022. (Photo by Genya SAVILOV / AFP) (Photo by GENYA SAVILOV/AFP via Getty Images)

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko tha të dielën se është i shqetësuar për përdormin e mundshëm të armëve kimike apo biologjike në Ukrainë nga Rusia.

“Po, natyrisht, jemi të shqetësuar. Po, natyrisht, ata mund t’i përdorin – tani, që nga fillimi, Putini tha se është luftë vetëm kundër forcave ushtarake”, i tha ai CNN-it.

Ndërsa ShBA deri më tani nuk ka paraqitur asnjë provë se Rusia ka në plan të përdorë armë kimike në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë, veçanërisht sekretarja e shtypit Jen Psaki, ka paralajmëruar se armët mund të përdoren në konflikt.

Të premten, presidenti Joe Biden i tha CNN-it se Rusia do të paguajë “çmim të rëndë” nëse përdor armë kimike në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version