Këshilli Organizues i Maratonës “Prishtina 2024” ka mbajtur konferencë për medie ku kanë prezantuar përgatitjet e kësaj Maratone e cila do të mbahet më datën 22 shtator në orën 09:00.
Kryetari i Federatës së Atletikës Halil Sylejmani, tha se kjo garë është duke u organizuar për të 23-in vit me radhë.
Ai tha se vendi i parë do të fitoj 3 mijë euro.
“Sot ne jemi mbledhur këtu të shpalosim përgatitjet deri me sot për një maratonë e cila është e 23-ta me radhë në këtë vit. Kjo garë organizohet nga viti 2001, ne këtë herë do të organizojmë bashkërisht me të gjitha mediat. Ne punën tone deri me ta i kemi përanditur të gjitha gjerat. Për të bërë këtë garë duhet të na ndihmojnë të gjithë që kanë mundësi. Vrapimi është të vrapojmë pa kufi pasi është bërë liberalizmi i vizave”, tha ai.
Drejtori i Sportit në Prishtinë, Kushtrim Mushica, tha se komuna e ka përkrahur këtë aktivitet.
“Drejtoria e sportit e përkrah këtë aktivitet, këtë maratonë që është në kalendarin e aktiviteteve sportive me prestigjioze. Pres që të këtë pjesëmarrje sa më të madhe. Ftoj të tjerët, çdo herë do ta mbështesim këtë aktivitet”, tha ai.