UBT News

Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lászlo István Dux. Nga zyra e kryetarit njoftojnë se me të është diskutuar  për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Kryetari Basha dhe ambasadori Dux zhvilluan bisedë përmbajtjesore për bashkëpunimin e mirë mes popujve dhe institucioneve të të dyja shteteve, me theks të veçantë në rritjen e ndërveprimit në nivel të komisioneve të përbashkëta”, thuhet në komunikatën për media.

Më tej thuhet se “Ambasadori Lászlo István Dux i dorëzoi kryetarit Basha urimin e kryetarit të Kuvendit të Hungarisë, duke e ftuar njëkohësisht në Takimin e kryetarëve të kuvendeve të Evropës Juglindore, që do të mbahet në nëntor të këtij viti”.

Kryetari Basha falënderoi ambasadorin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe njëkohësisht shprehu mirënjohjen për shërbimin në funksion të paqes dhe sigurisë nga trupat hungareze në kuadër të KFOR-it. Kryetari i Kuvendit shprehu keqardhjen për lëndimet që ushtarët hunagarez morën në sulmin e vitit 2023, sulm ky që erdhi nga strukturat kriminale në veri.

Në takim u diskutua gjithashtu për Programin e Bursave “Stipendium Hungaricum”, i cili ka hapur horizonte të reja në rrugëtimin profesional dhe akademik për studentët tanë dhe po ndërton ura miqësie përmes njohjes së kulturave dhe traditave të vendeve tona.

Qëndrimi ynë i përbashkët është se Kosova dhe Hungaria do të vazhdojnë ta thellojnë partneritetin në shërbim të stabilitetit rajonal dhe të ardhmes sonë evropiane”, theksoi kryetari Dimal Basha./D.B/EO

Exit mobile version