Është mbajtur ceremonia për pranim-dorëzimit të detyrës së Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ndërmjet kryesuesit të deritanishëm, Skender Çoçaj dhe kryesuesit të zgjedhur, Albert Zogaj.
Kryesuesi i deritanishëm i KGjK-së, Skënder Çoçaj gjatë dorëzimit të detyrës i ka uruar suksese kryesuesit të ri, Albert Zogaj.
Derisa pas marrjes së detyrës kryesuesi i ri, Albert Zogaj tha se në mënyrë të vazhdueshme do të matet performanca e gjyqtarëve.
“Do të doja të ju falënderoja për kontributin e dhënë dhe KGjK ja ka dal me sukses që ta kalojë këtë sfidë të madhe të pandemisë. Mendoj që KGjK kohëve të fundit ka pasur iniciativa të rëndësishme, ne realisht me procesin e vlerësimit të performacës shumë shpejt do të kemi edhe rregulloren. Ne po mendojmë që të ardhmen të kemi plotësimin e kushteve, do të kemi edhe një proces të rishikimit të brendshëm të krejt akteve normative. Duhet të ruhet pavarësia e sistemit gjyqësor dhe cdo mekanizëm do të monitorohet nga Këshilli Gjyqësor, ne nuk jemi kundër asnjë mekanizëm të jashtëm”, deklaroi ai.
Në takimin e 259-të me radhë të Këshillit, janë certifikuar rezultatet zgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të KGjK-së nga Gjyqësori.
Po ashtu, anëtarët e Këshillit aprovuan përgjigjen e Këshillit Gjyqësor në draft konceptin e Ministrisë së Drejtësisë për çështjen e Vetingut.