UBT News

Kryeshefi ekzekutiv i TikTok-ut do të dëshmojë para Kongresit të SHBA-së lidhur me shqetësimet e sigurisë

FILE PHOTO: TikTok app logo is seen in this illustration taken, August 22, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Shefi Ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Zi Chew do të paraqitet para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit mars ndërsa ligjvënësit po e vëzhgojnë me kujdes aplikacionin i cili është në pronësi kineze.

Chew do të dëshmojë para komisionit më 23 mars, që do të jetë paraqitja e tij e parë para një komiteti të Kongresit, tha Përfaqësuesja Cathy McMorris Rodgers, kryetarja republikane e panelit, në një deklaratë të hënën.

Lajmi vjen në periudhën kur Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve planifikon ta vë në votim muajin e ardhshëm një projektligj që synon të bllokojë përdorimin e TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas shqetësimeve lidhur me sigurinë kombëtare.

Edhe nga TikTok-u e konfirmuan se Chew do të dëshmojë./UBTNews/

Exit mobile version