Kryeshefi ekzekutiv i SoftBank, Masayoshi Son beson që Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale që e tejkalon inteligjencën njerëzore pothuajse në të gjitha fushat, do të vijë brenda dhjetë vitesh.
Duke folur në një konferencë të korporatës, Son tha se beson që AGI do të jetë dhjetë herë më e mençur sesa shuma totale e inteligjencës njerëzore. Ai tha se përparimi i shpejtë në AI e përgjithshme ka tejkaluar tashmë inteligjencën njerëzore në fusha të caktuara.
“Është gabim që thuhet se Inteligjenca Artificiale nuk mund të jetë më e mençur sesa njerëzit sepse u krijua nga ta”, deklaroi ai teksa shtoi se Inteligjenca Artificiale po vepron sikurse qeniet njerëzore.
Ai foli edhe rreth idesë së Inteligjencës Super Artificiale, për të cilën tha se do të realizohet brenda 20 vitesh./UBTNews/