Kryeshefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman do të dëshmojë para Kongresit të martën e ardhshme ndërsa ligjvënësit po shqyrtojnë gjithnjë e më shumë rreziqet dhe përfitimet e inteligjencës artificiale, sipas një nënkomisioni gjyqësor të Senatit.
Gjatë seancës dëgjimore të së martës, ligjvënësit do ta marrin në pyetje Altmanin për herë të parë qëkur chatboti i OpenAI, ChatGPT, pushtoi botën në fund të vitit të kaluar.
Ky mjet i AI ka sjellë investime të reja në Inteligjencën Artificale, duke shkaktuar konflikt mes politikëbërësve amerikanë, të cilët kanë bërë thirrje për mbrojtje dhe rregull mes frikës së keqpërdorimit të AI.
“Inteligjenca artificiale ka nevojë urgjente për rregulla dhe masa mbrojtëse për të adresuar premtimin dhe kurthet e saj të mëdha”, tha senatori demokrat i Konektikatit, Richard Blumenthal, i cili kryeson panelin e Senatit për privatësi dhe teknologji./UBTNews/