UBT News

Kryeshefi ekzekutiv i OpenAI bën thirrje që ShBA të rregullojë inteligjencën artificiale

Krijuesi i chatbot-it të avancuar, ChatGPT u ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë të rregullojnë inteligjencën artificiale.

Sam Altman, kryeshefi ekzekutiv i OpenAI, dëshmoi para komisionit të senatit amerikan të martën rreth mundësive dhe grackave të teknologjisë së re.

Në vetëm pak muaj, disa modele të Inteligjencës Artificiale kanë hyrë në treg. Altman tha se një agjenci e re duhet të formohet për të licencuar kompanitë e AI.

ChatGPT dhe programe të tjera të ngjashme mund të ju japin përgjigje tepër të ngjashme sikurse njerëzit, porse mund të jenë edhe të pasakta.

Altman tha se Inteligjenca Artificiale mund të ketë po aq ndikim sa “shtypshkronja”, por pranoi rreziqet e mundshme të tij. Gjithashtu foli edhe mbi ndikimin që mund të ketë Inteligjenca Artificiale në ekonomi, përfshirë këtu edhe gjasat që kjo teknologji mund të zëvendësojë disa vende pune. Inteligjenca Artificiale mund të sjellë edhe pushime nga puna në fusha të caktuara.

“Do të ketë një ndikim në vendet e punës. Ne duhet ta kuptojmë këtë”, tha ai.

Megjithatë disa senatorë u pajtuan se duhen ligje të reja për t’ua lehtësuar njerëzve ta gjobisin OpenAI.

Altman u tha ligjvënësve se është i shqetësuar për ndikimin e mundshëm në demokraci dhe se si AI mund të përdoret për të dërguar dezinformata gjatë zgjedhjeve.

Madje ai dha disa sugjerime se si një agjenci e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të rregullojë industrinë, përfshirë dhënien dhe heqjen e lejeve për kompanitë e AI. Ai tha gjithashtu se firmat si OpenAI duhet të auditohen në mënyrë të pavarur.

Senatori republikan, Josh Hawley tha se teknologjia mund të jetë revolucionare, por gjithashtu e krahasoi teknologjinë e re me shpikjen e “bombës atomike”.

Senatori demokrat, Richard Blumenthal tha se një e ardhme e dominuar nga AI “nuk është domosdoshmërisht e ardhmja që ne duam”./UBTNews/

Exit mobile version