Pushimet masive që filluan në Amazon gjatë kësaj jave do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, tha të enjten kryeshefi ekzekutiv, Andy Jassy.
Në një shënim dërguar punonjësve, Jassy tha se kompania i njoftoi punëtorët në divizionet e kompanisë për largimet nga puna, të mërkurën.
“Unë kam qenë në këtë post tani për rreth një vit e gjysmë, dhe pa dyshim, ky është vendimi më i vështirë që kemi marrë gjatë asaj kohe (dhe, na është dashur të marrim vendime shumë të vështira në dy vitet e fundit, veçanërisht gjatë zemrës së pandemisë)”, deklaroi mes tjerash ai.
Amazon me bazë në Seattle, e cila ka ulur kostot në fusha të ndryshme të biznesit të saj gjatë muajve të fundit, po i nënshtrohet një procesi rishikimi vjetor për të kuptuar se ku mund të kursejë më shumë para./UBTNews/