UBT News

Kryeqyteti i Jemenit target i sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton rebelët e mbështetur nga Irani në Jemen shkatërroi të hënën një sistem komunikimi të përdorur për sulme me dronë, i vendosur pranë ministrisë së telekomunikacionit në Sanaa, kështu u tha në një deklaratë.

Riadi ndërhyri në luftën civile të Jemenit në vitin 2015 për të mbështetur qeverinë kundër rebelëve Houthi, të cilët kontrollojnë një pjesë të madhe të Jemenit verior, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

“Ne kemi shkatërruar një sistem komunikimi të përdorur për të operuar stacionet e kontrollit të dronëve”, citohet të ketë thënë koalicioni nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.

“Grupi Houthi po përdorin Ministrinë e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit në Sanaa për operacione armiqësore”.

Një korrespondent i AFP-së në Sanaa konfirmoi se sulmet ajrore të koalicionit kishin shënjestruar disa zona të kryeqytetit përreth ministrisë.

Koalicioni tha se bastisjet ishin në përgjigje të një sulmi me dron të enjten në një aeroport saudit pranë kufirit, i cili la 12 të plagosur nga rënia e mbeturinave pasi ushtria saudite hodhi në erë predhën “e mbushur me bombë”./UBTNews/

Exit mobile version