UBT News

Kryeprokurori Jashari: Sokol Halili është vrarë në shtëpinë e tij

“Sokol Halili është vrarë në shtëpinë e tij. Mjeku në Emergjencë e ka konstatua vdekjen e tij. Ai direkt është dërguar për në Emergjencë pasi që kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Ndërkohë sot në varrezat e reja të fshatit Lugaxhi të Lipjanit është varrosur shtatzëna 35-vjeçare, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Të shumtë familjarë, qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e së ndjerës.

Në varrim kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Shtimes, Qemajl Aliu.

Exit mobile version