Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca mëngjesin e sotëm ka pritur në takim deputetin e Parlamentit të Britanisë së Madhe, njëherësh të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkan Perëndimor, Martin Vickers.
Vickers është shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott
Takimi Konjufca-Vickers është zhvilluar me dyer të mbyllura. Në fillim të takimi mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.