UBT News

“Kryengritja e Wagnerit tregon gabimin e madh strategjik të Moskës për sulm ndaj Kievit”

Rebelimi i ndërprerë i grupit mercenar rus Wagner në fundjavë, e ka demonstruar shkallën e gabimit strategjik të Kremlinit kur e ka nisur luftën në Ukrainë, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën.

“Ngjarjet e fundjavës janë një çështje e brendshme ruse dhe një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që presidenti (Vladimir) Putin bëri me aneksimin e tij të paligjshëm të Krimesë dhe luftën kundër Ukrainës”, u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

“Ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj, është edhe më e rëndësishme të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, shtoi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version