Koalicioni i qendrës së majtë të Magdalena Andersson duket se do të humbasë ngushtë ndaj një blloku partish të krahut të djathtë, 176 vende kundrejt 173, me 99% të votave të numëruara.
Udhëheqësi i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, tani pritet të formojë një qeveri.
Blloku përfshin Demokratët e Suedisë, një parti e ekstremit të djathtë që ka bërë fushatë kundër të shtënave të bandave.
Është një goditje e madhe për socialdemokratët e Andersson, të cilët fituan vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe mbeten partia më e madhe e Suedisë.
Por në Suedi, është politika e bllokut ajo që zakonisht vendos se kush vjen në pushtet dhe blloku i djathtë ka fituar një shumicë të vogël.
Rezultati përfundimtar mbetet për t’u konfirmuar pas një rinumërimi, që është praktikë standarde në Suedi.
Zonja Andersson pranoi humbjen në një konferencë shtypi të mërkurën. Ajo poashtu ofroi zyrtarisht dorëheqjen e saj të enjten.
Fushata zgjedhore e ashpër u dominua nga bandat, çështjet e emigracionit dhe integrimit, si dhe nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike.
Zonja Andersson ishte kryeministrja e parë femër e vendit nordik kur mori detyrën vitin e kaluar – ajo dha dorëheqjen ditën e parë, përpara se të kthehej menjëherë pas.
Ajo është përjashtuar nga një bllok katërpartiak i krahut të djathtë, i përbërë nga Demokratët Suedezë, Partia e Moderuar, Kristian Demokratët dhe Liberalët.
Është një pikë kthese e rëndësishme për politikën suedeze ku demokratët suedezë dikur trajtoheshin si të pabesë nga partitë politike, por tani kanë fituar rreth 20% të votave.
Mbetet e paqartë nëse qeveria e z. Kristersson do të përfshijë një koalicion apo bashkëpunim formal me demokratët suedezë./UBTNews/