UBT News

Kryeministrja lituaneze thotë se tërheqja e Putinit nga traktati bërthamor është “një mashtrim për të rritur presionin”

Kryeministrja lituaneze, Ingrida Simonyte tha të mërkurën se pezullimi i pjesëmarrjes nga Rusia në traktin bërthamor, New Start, është një mashtrim i Moskës për të rritur presionin.

“Është zakon i [presidentit rus Vladimir] Putin që të përdorë truket e tilla, e dini, për të rritur presionin. Dhe kjo nuk është befasi”, deklaroi ajo.

Šimonytė kërkoi më shumë forca të NATO-s në terren në krahun lindor të aleancës, si dhe investime më të larta në mbrojtjen ajrore për të shërbyer si “parandalues” kundër Rusisë.

“Duhet të ketë një shkallë të lartë të pranisë ushtarake në krahun lindor nga batalioni në brigadë”, tha ajo.

Šimonytė u kërkoi aleatëve të Kievit të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version