Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është bërë personaliteti i fundit i njohur që u tall me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, përcjell UBT News.
Vizita e kryeministres në një klub nate pasi kishte rënë në kontakt me një person të infektuar me Covid-19 u dënua ashpër gjerësisht fundjavën e kaluar.
Marin ka kërkuar falje për veprimin e saj, megjithatë nuk ka shpëtuar pa u bërë simbol i talljes në internet, duke përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara.
Elon Musk postoi një foto për 66 milionë ndjekësit e tij, duke bërë shaka për veprimet e Marin.
Fotoja përfshinte një meme të dy të rinjve në një klub nate, duke e pyetur: “Pra, çfarë punoni ju?” ndërsa vajza përgjigjet “Unë jam Kryeministrja e Finlandës”.
Tweet-i i Musk është pëlqyer nga afër 250 mijë përdorues. Më vonë ai i replikoi një përdoruesi tjetër në Twitter, duke shtuar se Marin “duket e mirë”.
Kryeministrja finlandeze dukej e paprekur nga shakaja dhe iu përgjigj vetë duke shkruar “Edhe Finlanda është e mirë”./UBTNews/