Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni zhvilluan të dielën në Romë takimin e parë, megjithëse joformal, mes dy liderëve politikë.
Macron, i cili aktualisht është në një vizitë zyrtare në Itali, shkroi në Twitter se të dy vendet duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku “me dialog dhe ambicie”.
Macron dhe Meloni diskutuan rreth çështjeve aktuale evropiane, përfshirë nevojën për të reaguar shpejt dhe bashkërisht ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, mbështetjen për Ukrainën dhe menaxhimin e flukseve të emigrantëve, tha zyra e kryeministrit të Italisë në një deklaratë./UBTNews/