UBT News

Kryeministrja e re britanike dikur ishte kundër monarkisë, e kishte konsideruar “të turpshme”

Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, e quajti monarken më jetëgjatë në historinë britanike “shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”.

Megjithatë disa ditë pas takimit me mbretëreshën Elizabeth II, në mediat sociale u rishfaq një video e kryeministres Truss si studente duke “sulmuar” monarkinë. Videoja është regjistruar në vitin 1994.

“Unë nuk jam kundër asnjërit prej tyre personalisht – unë jam kundër idesë që njerëzit mund të lindin për të sunduar”, dëgjohet Truss duke thënë në klip.

“Që njerëzit, për shkak të familjes në të cilën kanë lindur, duhet të jenë në gjendje të jenë kreu i shtetit të vendit tonë? Unë mendoj se kjo është e turpshme”, tha ajo.

Truss studioi në Universitetin e Oksfordit, nga i cili u diplomua në vitin 1996. Si studente, ajo ishte politikisht aktive dhe shërbeu si presidente e Liberal Demokratëve të Universitetit të Oksfordit, sipas New York Post./UBTNews/

Exit mobile version