Bashkimi Evropian i duhet durim derisa po sanksionon Rusinë, pasi shumica e masave do të kenë një ndikim vetëm në afat të mesëm dhe afatgjatë, tha kryeministrja e Lituanisë në një prononcim për media.
“Mesazhi im është – ne duhet të kemi durim. Për shkak se nuk ka sanksione që mund ta ndalin Rusinë brenda natës. Nuk është e mundur, ne nuk duhet ta kërkojmë këtë”, tha kryeministrja Ingrida Simonyte./UBTNews/