Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, u largua nga samiti i Brukselit të premten, pasi një deputet me të cilin ajo kishte kontakt, rezultoi pozitiv me COVID-19.
Marin tha se po kthehet në Finlandë për tu vetizoluar dhe për ta kryer testin për COVID-19.
Kryeministrja e Finlandës nuk është e vetmja që mungon në samitin e BE-së. Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e la samitin të enjten, pasi dikush nga stafi i saj rezultoi pozitiv me COVID-19./UBTNews