UBT News

Kryeministrja e Estonisë thotë se vendi nuk është në gjendje të kontrollojë të gjithë turistët rusë

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka folur për Sky News pasi shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), refuzoi thirrjet e vendit të saj për ndalimin e vizave në mbarë BE-në për rusët.

Kallas tha se për shkak të sanksioneve ndaj Kremlinit nuk ka asnjë udhëtim ajror midis Evropës dhe Rusisë dhe se turistët rusë po udhëtojnë përmes kufijve tokësorë.

“Vetëm Finlanda, Estonia dhe Letonia kanë kufij tokësorë me Rusinë. Kështu që ne po e mbajmë barrën me të vërtetë”, tha ajo.

“Problemi është se ne nuk jemi në gjendje të kontrollojmë të gjithë turistët që vijnë dhe e dimë se ata përbëjnë kërcënim për sigurinë”, deklaroi ajo./UBTNews/

Exit mobile version