Ukraina duhet të jetë në gjendje të negociojë me Rusinë nga një pozicion i fortë, në mënyrë që Moska të mos inkurajohet të ndërmarrë veprime të mëtejshme agresive, tha të mërkurën kryeministrja estoneze Kaja Kallas.
“Ne duhet të shmangim një paqe të keqe, një paqe e negociuar keq për Ukrainën do të nënkuptonte një paqe të keqe për të gjithë ne”, tha ajo në një fjalim në Stokholm.
“Është shumë më e rrezikshme t’i dorëzohesh Putinit sesa ta provokosh atë. Të gjitha këto lëshime në dukje të vogla ndaj agresorit çojnë në luftëra të mëdha. Ne e kemi bërë këtë gabim tashmë tre herë: Gjeorgjia, Krimea dhe Donbasi”./UBTNews/