Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e udhëheqëses së vendit baltik për të marrë rolin e kryediplomates së Bashkimit Evropian në fund të vitit. Kallas, e cila është edhe kryeministrja e parë grua e Estonisë, ka paraqitur dorëheqjen zyrtarisht presidentit Alar Karis gjatë një takimi në Pallatin Presidencial në Talin.
Përgjatë kohës që ishte kryeministre për më shumë se tre vjet e gjysmë, Kallas përballi sfida të shumta, duke përfshirë pandeminë e COVID-19, recesionin ekonomik dhe konfliktin në Europë, veçanërisht agresionin rus në Ukrainë, i cili ndryshoi dinamikën e sigurisë në rajon.
Dorëheqja e Kallas shkaktoi automatikisht shpërbërjen e kabinetit të saj tripartiak, i cili përfshinte Partinë e Reformës, Partinë Socialdemokrate dhe partinë liberal të Estonia 200. Megjithatë, ajo do të qëndrojë në detyrë si një qeveri e përkohshme derisa të formohet një kabinet i ri, parashikohet të ndodhë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.
Kallas pritet të zëvendësojë Josep Borrell si përfaqësuesja e re e Lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Ajo është shprehur më parë në favor të integrimit evropian të Kosovës dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë./UBTNews/