UBT News

Kryeministrja e Estonisë jep dorëheqje

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dha dorëheqje të enjten për të formuar një koalicion të ri qeveritar në vendin baltik.

Ajo do të thërrasë nesër një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit për të kërkuar një “mandat për koalicionin e ri qeveritar” me partinë e vogël konservatore Atdheu “Isamaa” dhe Partinë Socialdemokrate në opozitë.

Kallas tha në një deklaratë se për të formuar një qeveri të re, qeveria aktuale duhej të jepte dorëheqjen. Të tre partitë së bashku do të kenë një shumicë në legjislaturën 101-vendëshe të Riigikogu./UBTNews/

Exit mobile version