Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson tha të enjten se është shumë i shqetësuar për numrin e madh të aplikantëve në polici pas protestave anti-Islame në këtë shtet skandinav.
Duke folur në një konferencë shtypi në Stokholm, politikani i Partisë së Moderuar tha se ka frikë se protesta të tilla mund të rezultojnë në djegien e librit të shenjtë mysliman, Kuranit.
Sipas Kristerssonit, leja për të organizuar protesta të tilla i takon policisë dhe jo qeverisë.
Mijëra myslimanë të zemëruar anembanë botës, duke kërkuar që Suedia të ndalojë akte të tilla, reaguan duke sulmuar dhe djegur ambasadën suedeze në Irak më 20 korrik, për shembull, si dhe duke djegur flamuj të panumërt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit, Suedisë dhe LGTBQ./UBTNews/