Kryeministri suedez, Stefan Lofven tha të hënën se ka dorëzuar dorëheqjen e tij, pas një mocioni mosbesimi në Kuvend, javën e kaluar (më 21 qershor). Ai kishte kohë deri në mesnatë për të gjetur mbështetje në parlament.
Mocionin e mosbesimit e kërkoi partia e së djathtës ekstreme, Demokratët e Suedisë, pasi Partia e Majtë e tërhoqi përkrahjen e saj për kryeministrin Lofven shkaku i një plani për ta larguar kontrollin e qirave në banesat e ndërtuar rishtazi./UBTNews