Mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e pathyeshme dhe presidenti rus, Vladimir Putin nuk do t’i realizojë objektivat e tij në vendin që Rusia e pushtoi më 24 shkurt, tha të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
“Mbështetja e Ukrainës me vendosmëri është mënyra e vetme për të siguruar që Evropa dhe bota që kemi ndërtuar të ketë një të ardhme të caktuar”, tha ai në shënimin e 40-vjetorit të Spanjës si pjesë e aleancës ushtarake./UBTNews/