Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez do të udhëtojë në Kiev në ditët e ardhshme për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha një zyrtar i lartë i qeverisë spanjolle për CNN.
Zyrtari tha se nuk mund të jepnin më shumë informacion “për arsye sigurie”.
Spanja njoftoi të hënën se do të rihapte ambasadën e saj në Kiev “në ditët në vijim”.
Ambasada u mbyll me personel të evakuuar në Varshavë, në Poloninë fqinje, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.
Rihapja do të jetë “një shenjë e re e përkushtimit të qeverisë dhe shoqërisë spanjolle ndaj popullit ukrainas,” tha Sanchez për TV spanjoll Antena 3 të hënën./UBTNews/