Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është në gjendje të qëndrueshme, por të rëndë pasi u qëllua me pesë plumba dhe iu nënshtrua një operacioni, tha zëvendësi i tij të enjten, pas një atentati që tronditi vendin e Evropës Qendrore dhe ngjalli reagime në nivel global.
Udhëheqësi 59-vjeçar populist, i cili u rikthye në pushtet vitin e kaluar dhe reformat e diskutueshme të të cilit kanë shkaktuar protesta javët e fundit, u sulmua të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë.
Kryeministri iu afrua një turme të vogël njerëzish që prisnin ta takonin, kur i dyshuari i armatosur në turmë u hodh përpara dhe e qëlloi pesë herë./UBTNews/