Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se shpërthimi në Poloni dje pranë kufirit me Ukrainën mund të jetë shkaktuar si pasojë e rrëzimit të një rakete ruse, dhe që nuk ka qenë “e qëllimshme nga asnjëra palë”.
“Materialet e mbledhura nga shërbimet tona dhe të ofruara nga aleatët tanë me shumë gjasa tregojnë se shpërthimi në Przewodów, në Poloninë lindore, u shkaktua nga rrëzimi dhe shkatërrimi i një rakete ruse”, tha ai.
Morawiecki shkroi në Twitter se “ka shumë indikacione se një nga këto raketa ra në territorin polak pa asnjë qëllim nga asnjëra palë”./UBTNews/