UBT News

Kryeministri polak i përgjigjet Trumpit: BE-ja nuk u formua për “të prishë dikë”

Kryeministri polak Donald Tusk në përgjigje të deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, që vunë në shënjestër Bashkimin Evropian (BE), ka deklaruar se blloku evropian nuk u formua për “të prishë dikë”.

BE-ja nuk u formua për të prishur dikë. Krejtësisht e kundërta. Ajo u formua për të ruajtur paqen, për të ndërtuar respektimin midis kombeve tona, për të krijuar tregti të lirë dhe të ndershme dhe për të forcuar miqësinë tonë transatlantike. Shumë e thjesht“, tha Tusk.

Dje, Trump kritikoi BE-në duke u zotuar se “shumë shpejt” do të zbatojë tarifa 25 për qind “në përgjithësi” ndaj eksporteve të saj.

BE-ja u formua me qëllim për të prishë SHBA-në. Ky është qëllimi i saj dhe ata e kanë bërë një punë të mirë. Por tani, unë jam president“, tha Trump.

Exit mobile version