Mullah Hasan Akhund u bën thirrje të gjitha qeverive, veçanërisht atyre të muslimane, që të ‘fillojnë të njohin’ administratën talibane, përcjell UBT News.
Kryeministri në detyrë i Afganistanit, Mullah Hasan Akhund, po u bën thirrje qeverive ndërkombëtare që të njohin zyrtarisht administratën talibane, duke thënë se të gjitha kushtet ishin përmbushur.
“Unë kërkoj nga të gjitha qeveritë, veçanërisht vendet islamike, që ata të fillojnë njohjen”, tha Akhund, në paraqitjen e tij të parë të madhe në transmetim publik që kur mori rolin në shtator.
Fuqitë e huaja kanë hezituar të njohin administratën talibane – e cila pushtoi Afganistanin në gusht – ndërkohë që vendet perëndimore të udhëhequra nga ShBA-të kanë ngrirë miliarda dollarë asete dhe kanë ndërprerë fondet që dikur përbënin shtyllën kurrizore të ekonomisë së vendit.
Komuniteti ndërkombëtar ka rritur ndihmën humanitare, të krijuar për të adresuar nevojat urgjente dhe kryesisht për të anashkaluar kanalet zyrtare.
Por ndërsa vendi përballet me një krizë parash dhe një ekonomi të përkeqësuar gjatë dimrit, miliona njerëz janë zhytur në varfëri. Rreth 22 milionë njerëz – më shumë se gjysma e popullsisë së vendit – përballen me urinë akute, sipas agjencisë humanitare të OKB-së.
Ministri në detyrë i Jashtëm i Afganistanit, Amir Khan Muttaqi, tha se administrata talibane po kërkon marrëdhënie ekonomike me komunitetin ndërkombëtar./UBTNews/