Kryeministri i Libanit, Najib Mikati ka dënuar “planin shkatërrues” të Izraelit në Liban në mes të sulmeve ajrore.
“Agresioni i vazhdueshëm izraelit ndaj Libanit është një luftë shfarosjeje në çdo kuptim të fjalës dhe një plan shkatërrues që synon të shkatërrojë fshatrat dhe qytetet libaneze”, tha Mikati në mbledhjen e kabinetit.
Ai u bëri thirrje “Kombeve të Bashkuara dhe Asamblesë së Përgjithshme dhe vendeve me ndikim … që të pengojnë agresionin [izraelit]”.
Mikati tha se do të punojë “për të ndalur luftën e re izraelite dhe për të shmangur sa më shumë që të jetë e mundur rënien në të panjohurën”./UBTNews/