Kryeministri holandez, Mark Rutte kërkoi falje të hënën në emër të qeverisë së tij për rolin historik të Holandës në skllavërinë dhe tregtinë e skllevërve.
“Sot kërkoj falje”, tha Rutte në një fjalim 20-minutësh që u prit me heshtje nga audienca në Arkivin Kombëtar në Hagë.
Megjithatë, disa aktivistë i kanë kërkuar kryeministrit holandez të shtyjë fjalimin e tij deri në vitin e ardhshëm, në 160-vjetorin e heqjes së skllavërisë nga vendi më 1 korrik.
Para fjalimit, Waldo Koendjbiharie, një pensionist i lindur në Surinam, i cili ka jetuar prej vitesh në Holandë, tha se një kërkimfalje nuk është e mjaftueshme.
“Ka të bëjë me paratë. Faljet janë fjalë dhe me ato fjalë nuk mund të blesh asgjë”, tha ai.
Rutte u tha gazetarëve pas fjalimit se qeveria nuk po ofron kompensim për “njerëzit – nipërit ose mbesat e njerëzve të skllavëruar”./UBTNews/